Rama për median franceze: Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut e Europës, por kemi bërë një ndryshim thelbësor

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut të Europës.

Komentet Rama i ka dhënë gjatë një interviste për një media franceze, ku ka folur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës hapja e negociatave është një hap thelbësor për Shqipërinë, e cila ka qenë për shumë kohë nën regjimin komunist.

“Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim.

Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist. Ne, ishim Koreja e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë”, ka thënë Rama për medien  franceze./albeu.com/