Françeska Murati: Njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesa duhen Princi dhe Blerta

Françeska Murati ka treguar për publikun disa detaje nga romanca e Princit Leka dhe Blerta Celibashit, kjo e fundit mike shumë e mirë e saj. Teksa ishte e ftuar në ‘Top Albania Radio’, Françeska u shpreh se Blerta është një vajzë me vlera, mike e mirë e saj e mbi të gjitha tha se ka shumë dashuri mes saj dhe Princit.

“Unë nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e veta. Është një super vajzë. Ata janë shumë të lumtur dhe duhen aq shumë dhe njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesa duhen dhe sa të lumtur janë bashkë.”- u shpreh Françeska.

Kujtojmë se romanca e Blertës dhe Princit u komentua gjerë e gjatë në median shqiptare e jo vetëm, shkak ndarja e Lekës nga Elia Zaharia dhe video e dhunës që ndodhi në shtëpinë e tyre. Por, duket se tashmë rrugët janë ndarë, gjërat janë qetësuar e secili po vazhdon jetën më së miri.


Shtuar 8.11.2024 12:38