Franca bën bilancet e një jave trazira, mijëra objekte të dëmtuara, 360 të burgosur

Llogaria përfundimtare e dëmeve, pas një jave trazirash, është publikuar nga Ministria e Brendshme e Francës, ndërsa qetësia ka mbizotëruar pak a shumë në të gjithë vendin.

Siç thuhet, në vende publike ka pasur 23.878 zjarre, janë djegur 12.031 makina dhe janë dëmtuar rëndë 2.508 objekte, nga të cilat 273 komisariate. Dëme janë shënuar edhe në 105 komuna dhe komunitete të vendit, si dhe në 168 objekte shkollore. Gjatë incidenteve u ndaluan rreth 3500 persona, 60% e të cilëve kishin precedentë të pastër penalë dhe nuk ishin të njohur për autoritetet policore. 30% e tyre ishin të mitur. Para prokurorit janë sjellë 990 persona, nga të cilët 480 janë akuzuar, ndërsa 360 burra dhe gra janë të burgosur.

Madje, në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së sotme të kabinetit në Paris, theksohet roli i rëndësishëm që luajtën rrjetet sociale gjatë trazirave. Mësohet gjithashtu se autoritetet franceze kanë kontaktuar me kompanitë kryesore që i drejtojnë duke i kërkuar që të pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe të marrin masa për të kufizuar shërbimet që ofrojnë, të cilat mund të lehtësojnë zgjerimin e trazirave. Sipas njoftimit, sugjerimet e qeverisë u morën parasysh dhe sollën rezultate.


Shtuar 5.07.2023 19:52