Vasil Kamberi, 36 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në fshatin Tërnovë e Vogël pasi u qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin afër fshatit. 36-vjeçari u nis me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, por fakteqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë i afërmi i tij, 34 vjeç, Flamur Kamberi është shoqëruar në komisariat si autori i dyshuar i krimit. Fillimisht u dyshua se i riu mund të ishte goditur aksidentalisht nga kushëriri gjatë gjuetisë.
Por policia ka dhënë sot detaje te reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë.
Blutë njoftojnë se është arrestuar autori i ngjarjes, ndërsa janë proceduar edhe tre shtetas të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për gjueti.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/ Vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, ku u plagos me armë gjahu dhe më pas humbi jetën 35-vjeçari. Gjithashtu, Policia nis procedimin penal dhe për 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin F.K., 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F.K., sëbashku me shtetasin V.K, (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi F.K., ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit V.K., ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme