FOTO/ Valixhe me miliarda para, çanta me flori, makina të blinduara dhe ora deri në 500 milionë lekë! Çfarë u sekuestroi SPAK bosëve të krimit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 17 maj.

SPAK njofton se ka goditur 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje  gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku  përfshihen:

-2.996.760 Euro cash;

-Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

-Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

-Armë zjarri;

-Targa të përshtatura automjetesh;

-Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

-Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Siç shihet edhe nga FOTO-t, paratë kanë qenë të groposura në tokë.

Në total janë lëshuar 50 urdhër-arreste, ndërsa janë kryer veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2)./albeu.com


Shtuar 18.05.2024 17:33