FOTO/ Parlamenti pranon kërkesën e demokratëve, kthen në kuvend Berishën

Parlamenti ka pranuar kërkesën e demokratëve për rikthimin e në grupin parlamentar të PD-së të kreut të kësaj force politike, Sali Berisha. Ky i fundit me vendim të ish-kreut të PD-së Lulzim Bashës, u përjashtua nga grupi parlamentar në 2021, pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Më 27 nëntor 2024 GJKKO hoqi masën “arrest shtëpie” ndaj Berishë i cili pati rikthimin e tij në sallën e Kuvendit sot pas thuajse 11 muajsh.

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën “arrest shtëpie”) për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.


Shtuar 3.12.2024 21:45