Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka pritur e përcjellë miliona udhëtarë këtë verë dhe fluksi i fluturimeve mbetet i lartë dhe tani në shtator.
Ndërsa shumë qytetarë shqiptarë dhe të huaj hyjnë në Shqipëri, pasditen e sotme udhëtarët janë përballur me një problematike në sistemin e identifikimit automatik.
Prej disa minutash, siç mëson AlbEu.com, sistemi nuk punon, ka dalë jashtë funksioni, duke shkaktuar kështu radhë të gjata pritjeje në aeroport.
Identifikimi, i cili kryehet zakonisht në mënyrë të automatizuar dhe shpejt, tashmë po kryhet nga policët në mënyrë mekanike.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar rënien e sistemit.