Bllokimi i aeroportit të Rinasit, Rama kërcënon punonjësit: Frymëzoheni nga Meta e Berisha

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së paprecedentë të fluturimeve në aeroportin e Rinasit, si pasojë e pezullimit të punës nga kontrollorët e AlbControll. Teksa vijon me fushatën e tij në bujtinat e Përmetit, Rama akuzon kontrollorët për sabotim.

Më tej, Rama shprehet se një gjë e tillë nuk do të lejohet, teksa akuzon për këtë fakt Presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Ramës, të gjithë organizaatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin.

REAGIMI

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!


Shtuar 7.04.2021 13:55