Forca izraelite deklarojnë se janë duke avancuar në thellësi të Gaza City, ndërkohë që BBC raporton se tashmë ushtria ka rrethuar tre spitalet që gjenden këtë zonë, njëri prej të cilëve është i specializuar për fëmijë.
Një natë më parë, një shpërthim ndodhi në spitalin Al Shifa duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. BBC thotë se nuk dihet burimi i këtij sulmi, ndërkohë që IDF deklaron se janë duke verifikuar nëse ka qëlluar ushtria.
Ndërkohë, pamjet janë të rënda nga Gaza, ku bomba me fuqi shpërthyese ekstreme shkaktojnë kretere gjigante nëpër lagjet e qytetit. Krateret janë aq të mëdha sa mund të futen disa makina brenda.
Më poshtë, sjellim disa foto të publikuara nga BBC mbi çfarë po ndodh sot në Gaza: