FOTO/ Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në ‘shtëpi bari’ me gruan: Ajo nuk di gjë

-Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kishte kultivuar 269 bimë kanabis në një banesë në Burton Latimer.

Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili.

Ky i fundit i lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se “unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë”, deklaratë që çoi në arrestimin e tij, si i dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit brenda një papafingoje oficerët gjetën bimët e kanabis-it – që kapnin vlerën deri në 90,000 £, së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes.

Lënda narkotike dhe mjetet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Eduart Cili u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B – kanabis – dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la në paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, ai mori dënimin dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij.


Shtuar 27.09.2024 21:45