FOTO/ E ndihmoi të arratisej pas vrasjes së Arian Gosës, ky është bashkëpunëtori i Habib Rexhës

Shoku i Habib Rexhës, Ervis Kurti është arrestuar nga polica, pasi dyshohet se ndihmoi Rexhën të arratisej pasi vrau Arian Gosën në Kavajë më datë 21 maj.

Ervis Kurti akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit” dhe “ Moskallëzim krimi”. Ndërkohë, vetë Habib Rexha ka deklaruar se Kurti nuk ishte në dijeni të krimit që ai do kryente, megjithatë më pas ata u larguan bashkë në drejtim të Kukësit.

Habib Rexha u vetëdorëzua dje në polici. Para se të dorëzohej ai bëri një video me të atin, Fadil Rexha, ku njoftoi se pas bisedës me familjarët është bindur të vetëdorëzohet në polici. Sipas dyshimeve, ekzekutimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i Arian Gosës vrau vëllanë e Habib Rexhës më datën 29 mars.

Arjan Gosa u ekzekutua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar kafe me të atin në një lokal në Kavajë. Shkak i ngjarjes dyshohet se është hakmarrja.

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili së bashku me Edmond Gosën (vëllain e Arjan Gosës) humbën jetën pas një konflikti banal me njëri-tjetrin./albeu.com/


Shtuar 24.05.2023 10:32