Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman, kanë zgjedhur të kalojnë pushimet këtë verë në jug të Shqipërisë.
Çifti i njohur kanë ndarë së fundmi disa foto rrjetet sociale, ku kanë zbuluar se po kalojnë ditët e nxehta të verës, në Dhërmi.
Në një foto që Almeda publikoi në “Instastory”, dyshja shihet bashkë me dy fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën, teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë.
Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore, madje dyshja edhe gjatë vitit vizitojnë shpesh edhe Tiranën.
Më herët në një intervistë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë, si dhe se kanë menduar të blejnë një shtëpi këtu, pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.
“Mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe”, ka treguar Almeda./Albeu.com.