FOTO/ Aksi Elbasan-Cërrik prej tre orësh i bllokuar, shkak shembja e një kanali të madh vaditës

Aksi rrugor Elbasan–Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, është bllokuar prej rreth tri orësh si pasojë e shembjes së një gjatësie prej 20 metra linear të një kanali vaditës.

Nga dëmtimi i kanalit, uji ka dalë jashtë shtratit, duke marrë me vete edhe sasi dheu e materialesh nga kodrat përreth.

Të lidhura

None found

Uji dhe dheu kanë përfunduar në rrugë, duke vështirësuar dhe më pas bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Situata ka krijuar probleme të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Elbasan–Cërrik, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i ndërprerë në zonën e prekur.

Ende nuk dihet nëse shembja e kanalit është shkaktuar nga amortizimi i strukturës apo nga faktorë të tjerë.

 


Shtuar 15.08.2026 14:13

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomasyabahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom