Forcat ruse dëmtojnë rëndë një objekt energjitik në rajonin e Kievit

Një raketë ka dëmtuar rëndë një objekt energjetik në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, sipas operatorit energjetik të vendit Ukrenergo.

Guvernatori i rajonit të Kievit Oleksiy Kuleba tha se askush nuk mbeti i vrarë apo i plagosur.

Ukrenergo tha se po përpiqej të rivendoste energjinë dhe paralajmëroi për ndërprerje të mundshme.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendës i zyrës së presidentit, u bëri thirrje njerëzve në kryeqytet dhe tre rajone fqinje të reduktojnë konsumin e energjisë gjatë orëve të pikut të mbrëmjes.

Siç raportuam më herët, sulme u raportuan gjithashtu gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Zaporizhzhia dhe Nikopol në Ukrainën jugore./albeu.com


Shtuar 15.10.2022 14:59