Forcat izraelite bastisin spitalin Al-Ahli, arrestojnë stafin

Gjatë natës, forcat izraelite kryen bastisje në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës dhe arrestuan shumicën e stafit.

 

Pas bastisjes, në spital kanë mbetur vetëm dy mjekë dhe katër infermierë për të trajtuar më shumë se 100 pacientë të plagosur rëndë, pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike.

 

Sipas informacioneve, një tank izraelit ndodhet në hyrje të spitalit për të parandaluar që dikush të hyjë ose të dalë.


Shtuar 19.12.2023 11:46