Policia e Lezhës në vijim të operacioneve të saj për të ndëshkuar të pabindurit në rrugë, ka vijuar ndalimet, arrestimet dhe vendosjen e gjobave për drejtuesit e mjeteve të cilët nuk zbatojnë rregulloren.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet janë arrestuar 21 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa patentë dhe 11 janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.
Policia njofton se janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi “skëterrë” dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 630 masa administrative, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 60 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 24 për përdorim të celularit, 290 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 241 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Njoftimi i Policisë:
“Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, një rast të armëmbajtjes pa leje, si dhe kanë kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë.
Është bërë bllokimi i 7 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 5 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera (5 deri në 12 masa administrative). Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë Lezhë./albeu.com