Fluks qytetarësh, shtyhet votimi për kreun e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Procesi filloi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe ishte parashikuartë zgjaste deri në orën 180:00.

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ndërsa i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Edhe më herët u bë me dije se nëse deri në orën 18:00 nuk kanë votuar të gjithë anëtarët, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Këto zgjedhje që zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit vijnë në një kohë që çështja e drejtimit të PD është ende në pa një vendim të fundit nga ana e Gjykatës, e cila pak javë më parë ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet statutore të PD të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit të zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit./albeu.com


Shtuar 22.05.2022 16:15