Flor Binaj në politike? Aktori nuk harron rolet ikonike, ja ç’mendon për Mamaqin e Kallakun

I ftuar në ‘Abc e Pasdite’ me Ermal Peçin, Florjan Binaj, hodhi dritë mbi shumë diskutime që protagonist kanë pasur pikërisht të. Një ndër to është dhe aktivizmi i tij, apo përfshirja në të ardhmen në politikën, ku shpesh është aluduar se lëvizjet e Binaj kanë qenë në drejtim të tillë.

Por ai shprehu:

“Nevoja e ka sjellë këtë gjë. Mua më bëhet qejfi që njerëzit gjejnë të unë një model se si duhet të jetë sot qeveria shqiptare. Kam plot shok, miq, që i quaj motra e vëllezër që ndajmë plotësisht të njejtat ide. Por mendoj se në 32 vite, ata që janë sot e që kanë qenë dje, kanë krijuar mirë kushtet. Muret i kanë bërë aq të trasha, sa për çdo të ri ose të re, e vetmja mundësi për të hyrë brenda këtyre mureve është të konvertohet si ata. Për momentin nuk e shoh të arsyeshme, besoj se kontributi im më i madh është në art. Në fjalën time të lirë siç e ndjej. Do u thoja të rinjve dhe të rejave të rrijnë më pak në TikTok dhe të marrin guximin, të hedhin zërin e tyre, sepse më përpara e haje me jetë.”

Një imazh shumë i dashur për publiku, Florjan Binajn e ndjekim në ekranin e Abc duke moderuar emisionin “Piranjat” në krahë të Arilena Arës. Ai shprehu se me Arilenën është takuar vetëm një javë përpara emisionin por janë çuditur nga kimia që kishin me njëri tjetrin.

Gjithashtu ai rrëfeu se preferon që kujtimet t’i mbaj private. Për pasojë nuk shohim shpesh fotografi me familjen ne rrjetet e tij sociale.

“Fëmijët sikletosen, ngelin si të pikëpyetur. Ndodh shpesh që në rrugë më ndalojnë për foto dhe unë detyrohem t’i heq dorën fëmijëve të mi dhe ti them largohu sa të bëj një foto. Kam filluar të them jo, sepse jam me familjen. Në fund të ditës kam familjen më të shenjtë sesa një fotografi.” – tha aktori i mirënjohur.

Ndër të tjera Florjan Binaj zbuloi se do të ketë një rikthim të tij në ekran nën petkun e aktorit apo humoristit, si personazhet që publiku i ka dashur shumë përgjatë karrierës së tij.

Në një segment tjetër të intervistës, Florjan Binaj kategorizoi Bes Kallakun si shokun më të mirë të “Portokalli”. Ndërkohë për Ermal Mamaqin u shpreh se është një njeri jo i vërtetë, dhe se Xhemi Shehu është prezantuesja më e bukur.


Shtuar 10.10.2022 18:40