Fletët e votimit gjithandej, kandidati demokrat për kryetar dege i fut shqelmin kutisë së votimit (VIDEO)

Incidente janë regjistruar gjatë votimit për kryetarin e degës së PD-së në Malësi të Madhe, që u zhvilluan një ditë më parë.

Një nga kandidatët për kryetar, ka goditur me shqelm një nga kutitë e votimit, duke bërë që të gjitha votat e anëtarëve të PD-së të shpërndaheshin në dysheme.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, nuk pa pasur ndërhyrje nga efektivët e policisë, pasi këta të fundit nuk janë gjendur në qendrën ku po zhvilloheshin votimet.

Kujtojmë se dhe sot ka pasur tensione për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD-së në Bulqizë, ku votuesit janë treguar të paduruar për të pritur në radhë dhe janë sulur të gjithë njëherësh për të hyrë në qendrën e votimit, duke shkulur kështu dhe derën nga vendi./albeu.com


Shtuar 26.04.2022 13:30