Flet i dënuari që la sot qelinë: Liria nuk ka çmim…

Ditën e sotme, qindra të burgosur fituan lirinë dhe dolën nga qelitë ku po vuanin dënimin, pasi përfituan nga ligji i amnistisë penale.

“Kam qenë i dënuar për veprën trafikim të lëndëve narkotike. Nga institucioni jam i kënaqur. Liria nuk paguhet. Unë jam nga Konispoli, Sarandë. Isha dënuar 7 vite”, ishin fjalët e para të sarandiotit Klement Omeri që la sot qelinë.

Pas shumë debatesh, ligji i amnistisë penale u miratua më 4 prilll në Kuvendin e Shqipërisë. Nga kjo amnisti, përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024.

Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite, gratë që janë mbi 50-vjeç, burrat mbi 60-vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese.


Shtuar 24.04.2024 14:14