Flet gjeorgjiani që u arrestua për vrasjen e Carolinës: Polica greke më torturoi, donin ta pranoja krimin!

Pas arrestimit të pilotit 32 vjeçar për vrasjen e Carolinës, historia ka marrë një tjetër rrjedhë.

Fillimisht, pas skemës së ngritur nga Babis Anagnostopulos se në shtëpinë e tyre mësynë grabitësit, policia greke arrestoi një gjeorgjian si të përfshirë në ngjarje.
Sipas gjeorgjian policia ka ushtruar dhunë ndaj tij. Giorgio Khardzeishvili, 36 vjeç, është aktualisht në një nga burgjet në Greqi. Ai u pastrua nga akuza për vrasjen e Carolinës, pasi burri i saj pranoi krimin.

Sipas 36-vjeçarit, policia greke kërkoi që ai të pranonte fajin dhe pasi ai refuzoi ta bëjë këtë, ata filluan ta rrahin atë në mënyrë çnjerëzore.
Gjeorgjani tha:

Unë isha i lidhur në një karrige për katër ditë. Ata më rrahën shumë, nuk e merrni dot me mend, kur dikush lodhej, një tjetër më godiste. Ishin disa persona. Pësova tronditje në tru. Nuk kishte asnjë pyetje. Kur më sollën në Athinë, menjëherë ata më rrahën. Dhe ata thjesht thanë: “Më thuaj, si e vrave, si u fute, si dolët?” Nuk kishte pyetje të tjera. Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin.” Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë.’
Ankesa u bë në televizionin shtetëror gjeorgjian (Imedi TV) nga burgu Koridallos, ku ai po mbahet.

Ai shtoi:
Pastaj zbulova se burri i saj e kishte vrarë dhe se unë isha akuzuar për vjedhje. Unë nuk kam asgjë me vjedhje. Unë kisha vetëm dokumente false.


Shtuar 23.06.2021 08:58