Flet Bamir Topi: Basha nuk do të kishte jetë në PD pa Sali Berishën

Ish-Presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuar në emisionin “Aktualitet”, ku ka folur për situatën politike në vendin tonë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I pyetur a i intereson Ramës që Basha të vazhdojë të jetë kreu i PD-së, Bamir Topi tha se absolutisht që po, duke shpjeguar dhe arsyen.

Sipas Topit, Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në Partinë Demokratike nëse nuk do të kishte lidhjen me ish-kryeministrin Berisha. Ai thotë se duke mbajtur në krye të PD-së Bashën, në këtë mënyrë Rama mban dhe Berishën, për ta përdorur si një krahasim për t’i thënë popullit “shikoni ccfarë ju pret”.

Më tej ish-Presidenti foli dhe për situatën para zgjedhjeve, duke thënë se Basha nuk dukej si një lider opozite që kërkonte rotacion, por kishte marrë rolin e një kryeministri, gjë sipas tij ishte strategji e gabuar.

Një tjetër temë e prekur nga Bamir Topi ishte dhe marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës, që ka sjellë sipas tij një dypolarizim në Shqipëri, pra kemi vetëm dy partitë e mëdha.

Intervista:

Basha ne fushate? Në natyrën time e inkurajon tjetrin duke po t’i tregosh se rruga është e vështirë. Të gjithë bashkëpunëtorët i kishin treguar një rrugë të lehtë. Patjetër merret në konsideratë numri, teknologjia, strategjia, taktika elektorale, etj. Kishte dy momente, një pakënaqësi që ti e shikoje kudo dhe një pamundësi për ta kthyer këtë pakenaqësi në fitore. Nuk dukej një kryetar opozite që kërkonte rotacionin, por dukej një kryeministër.

Kjo i ka interesuar Ramës. Ai kishte infrastrukturën. Pushtetin legjislativ, atë ekzektuvi, pushtetin lokal, dhe infrastrukturën zgjedhore. Imagjino një ushtri që i ka të gjitha mjetet dhe një kundërshtar që s’ka mjete. Nuk e imagjinoja se do shkonte kështu. Nuk më ka pëlqyer kurrë të intoksikoj në një situatë për atë që unë mendoj. Kjo analizë vlen sepse gjërat nuk përfundojnë këtu. 12 vite janë shumë. Megjithatë, në aspektet e zhvillimet e një vendi janë pak. Ne na kanë ikur 30 vjet. Po të na thonte dikush para 30 viteve ne nuk do shkojmë në Europë, atë që do na e thonte do e kapshim në shkelma.

Marreveshja e 2008? U tentua të ruhej një pushtet pas Gërdecit. Dhe pas atyre ndryshimeve u prish balanca e pushteteve. Hymë në një situatë, ku u dobësua roli i Presidentit, i rolit të Parlamentit. 2001-2005, Parlamenti vlente shumë, sepse janë përdorur të gjitha instrumentat për ta mbajtur në kontroll qeverinë. Jemi Republikë Parlamentare. Parlamenti është një apendix i infektuar i një organizmi që ka nevojë për ndërhyrje.

Ajo marrëveshja bazë është ajo që askush nuk do donte ta ndryshonte. Marrëveshja e 2008 bëri që vendi të kalojë në dypolarizëm. Nuk ka më situatë shumëpolare apo tre polare. Kemi vetëm një situatë dypolare. Nuk ka nevojë as për aleatë më, ky i fiton i vetëm.

I intereson Rames te mbaje Bashen ne krye te PD? Duke stimuluar Bashën, Rama stimulon dhe ate lidhjen tjetër Basha-Berisha. Basha për mendimin tim nuk mund të ketë jetë në PD nëse nuk do kishte lidhjen me Berishën. Kjo lidhje është lidhje interesash. Duke tentuar që ai të mbajë Bashën, Rama kërkon të mbajë Berishën. Duke mbajtur Berishën, gjithmonë ka një motiv me të cilin ai krahasohet, duke thënë shikoni ccfarë ju pret.

Të gjithë ata që janë larguar e kanë me Lul Bashën. Nuk mendoj se është vetëm Luli. Është një lloj mekanizmi tjetër. Luli është njeriu i caktuar për ta interpretuar rolin. Po të kishte qenë Luli në të gjithë vendimarrjen e vet, unë do të kisha qenë i lumtur për demokracinë në Shqipëri. Pse? Do rrëzohej njëherë, do mësonte. Do rrëzohej me ata njerëz, do tentonte të afronte njerëz të aftë./faxweb


Shtuar 12.05.2021 22:05