Jeta e Susan dhe David Crouch, prindërve të Carolinës, është shkatërruar javët e fundit dhe pikëllimi i thellë që ata po përjetojnë për humbjen e vajzës së tyre është akoma më e madh pas lajmit se ishte bashkëshorti ai që e vrau. Sidoqoftë, ekziston një arsye që ata të jetojnë, ajo është mbesa e tyre, Lydia, e cila ishte e pranishme kur babai i saj i mbyti nënën.
Kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga vrasja e Caroline Crouch dhe rreth një javë pasi Babis Anagnostopulos rrëfeu për krimin e tmerrshëm, të cilin ai fillimisht ishte përpjekur t’jua “ngarkonte” grabitësve imagjinarë.
Dje, babai i Caroline, David, foli për Daily Mail në lidhje me “misionin” që ai dhe gruaja e tij tani kanë ndërmarrë: “Unë dhe Susan do ta kalojmë pjesën tjetër të jetës duke luftuar që të bëhet drejtësi për vajzën e saj të vogël, Lydia. Kujtimi i nënës së saj do të jetojë përgjithmonë.
Në deklaratat për gazetën britanike, David dhe Susan folën rreth asaj sesa krenarë i bëri vajza e tyre. Çifti ende po përpiqet të menaxhojë jo vetëm zinë, por edhe tradhtinë e tmerrshme nga dhëndri i tyre, i cili për javë të tëra i mashtroi ata, së bashku me shoqërinë në tërësi, duke pretenduar se ishin viktimë e një grabitjeje të dhunshme me një fund tragjik.
Sipas gazetës, prindërit e Caroline nuk mund të durojnë të flasin për ngjarjet e asaj nate fatale, kur 20-vjeçarja vdiq në shtëpinë e saj. Por ata do të jenë gjithmonë krenarë për “shumë arritje të vajzës së tyre” siç i tha David./albeu.com