Flet 27-vjeçari që shantazhonte të miturat në rrjetet sociale: Po bëja shaka, i gjenden qindra materiale në telefon

Ditën e sotme, një tjetër pedofil është arrestuar nga sektori i krimit kibernetik në Tiranë. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë 27-vjeçari Bernard Çullhaj.

Krimi Kibernetik, pas një denoncimi, ka arritur që të arrestojë të riun, i cili përmes rrjeteve sociale shantazhonte vajza të mitura, në mënyrë që këto të fundit t’i dërgonin foto dhe video intime.

Në momentin që policia ka arrestuar 27-vjeçarin, në celularin e tij kanë gjetur materiale të shumta p*rn*gr*fike me vajza të mitura, vajza që ishin viktima të dh*nës dhe kërcënimeve të të riut.

Benard Çullhaj

Madje në një bisedë, Berndard Çullhaj, i kërkon të miturës foto intime, e ndërsa kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë se do të vr*së veten.

Viktimat e tij ishin kryersisht vajzat e mitura nga 14 deri në 15- vjeçe.

Krimi Kibernetik, ka zbuluar se Çullhaj, kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie s*ksuale me të.

Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.

Por nga fotot dhe videot e gjetura në celularin e tij, grupi hetimor ka dyshime se viktimat janë më të shumta në numër.

I riu është marrë në pyetje nga policia, ku fillimisht ka thënë se nuk e dinte që vazjat ishin të mitura, e ndërsa më pas ka pranuar fajin, duke u justifikuar se po bënte shaka me të miturat.

Ndërkohë, policia ka mbledhur të gjitha materialet e gjetura si mesazhe kërcënuese, video dhe foto të vazjave të mitura, prova që priten të hedhin më shumë dritë në hetimet në lidhje me 27-vjeçarin.


Shtuar më 18.02.2024 11:51

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber