Flasin ekspertët: Kjo është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë

Cila është mosha ideale për të krijuar një familje? Sa e rëndësishme është mosha e babait?

Ja si përgjigjet mjeku grek gjinekolog Iakovos Sousis.

Në dekadat e fundit ka pasur një tendencë që gjithnjë e më shumë gra të shtyjnë mëmësinë . Por, para se të merrni vendimet tuaja, duhet të dini disa fakte themelore rreth fertilitetit.

Të vërtetat rreth fertilitetit

Faktori kryesor që ndikon në shanset e një gruaje të mbetet shtatzënë është mosha e saj.

Mosha me e mirë për të mbetur shtazënë vlerësohet të jetë mosha 20-32 vjeç.

Nga mosha 20 deri në 30 keni shanset më të larta për të mbetur shtatzënë dhe për të lindur një fëmijë të shëndetshëm.

Sipas hulumtimeve ka rezultuara se 8 në 10 gra të moshës 30  të mbeten shtatzënë brenda një viti.

Nëse nuk doni të mbeteni shtatzënë në këtë moshë ose sepse nuk ndiheni gati, ose për shkak të pasigurisë financiare apo edhe sepse nuk keni gjetur partnerin e duhur, ekziston mundësia e ngrirjes së vezoreve, të cilat mund t’i përdorni kur të jeni gati për fëmijë.

Kur një grua është mbi 30 vjeç, fertiliteti  zvogëlohet. Sidomos pas moshës 35 vjeç, ka një ulje të ndjeshme të shanseve për të mbetur shtatzënë , ndërsa në të njëjtën kohë shanset e abortit, komplikacioneve të shtatzënisë dhe anomalive gjenetike rriten.

Në Britani, një studim tregoi se numri i grave që bëhen nëna pas moshës 35 vjeç është dyfishuar në 30 vitet e fundit (ndoshta për shkak të përdorimit të metodave të riprodhimit të asistuar).

Fertiliteti pas 40 vjeç. Fertiliteti në këtë dekadë të jetës tuaj është shumë i ulët. Vezët që do të lëshohen në ovulimin e fundit të një gruaje, do të kenë qëndruar në vezore për më shumë se 40 vjet, ndoshta duke vuajtur nga efektet e pafavorshme të mjedisit gjatë gjithë kësaj kohe.

Kjo është arsyeja kryesore, pse shtatzënet 40 vjeçare rrezikojnë të lindin fëmijë me probleme gjenetike.

Shumica e grave që lindin fëmijë pas të 40-ave kalojnë shtatzëni të mirë dhe lindin fëmijë të shëndetshëm. Por duhet të dini se probabiliteti për komplikacione është i lartë.

A ka rëndësi mosha burrit?

Mosha e burrit gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.

Studimet kanë treguar se sa më i vjetër të jetë një mashkull, aq më shumë ka të ngjarë që partnerja e tij të ketë një abort spontan, pavarësisht nga mosha e saj.

Burimi: ygeiamou.gr

 


Shtuar 3.06.2021 15:50