Flamuri shqiptar më i madh në botë, në rekordet “Guinness”, Arbnora Fejza: Një punë e vështirë

Arbnora Fejza-Idrizi është vajza nga komuna Skënderaj që po synon sërish të hyjë në librin e rekordeve Guiness, për të katërtën herë. Me rastin e festave të Nëntorit, asaj i ka lindur ideja të krijojë një mozaik gjigant me flamurin shqiptar, duke përdorur letra origami.

Dhjetëra orë punë për të palosur në formë piramidale 120 mijë letrave origami, e për të formuar mozaikun prej 1.300 metrash katrorë. E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ajo tregoi të gjithë këtë rrugëtim sa të bukur aq dhe të vështirë!

“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje, u desh 1 muaj për të filluar me përgatitjet me palosjen e letrës, është një nga projektet më të vështira, ku për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë. Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut”, – tha për News24.


Shtuar 29.11.2023 12:58