Flamur Noka thirret sërish në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar sot në SPAK.

Bëhet me dije se deputeti demokrat do të pyetet në cilësinë e kallëzuesit për denoncimet për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai është thirrur në cilësin e deklaruesit për disa kallëzime që ka depozituar në SPAK. Pak javë më parë ai ka kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale, të cilat pretendon se janë kryer nga Bufi, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” Kjo ështe hera e dytë brenda pak ditësh që Noka është thirrur në SPAK për të njëjten çështje.

/albeu.com/