Flamur Noka: Skema “5D”, jo vetëm në bashki, por në çdo ministri

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, denoncoi sot se e njëjta skemë “5D” që sipas tij, u përdor për të vjedhur në bashkinë e Tiranës, është e shtrirë në të gjitha ministritë.

“Këtu nuk ka qeveri por një organizatë që vetëm vjedh, 430 milionë eurot për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe drejtësia nuk heton.

Ju shkallmoni drejtësinë. Ka dalë që ju nga bashkia Tiranë deri tek ministritë keni skemën “5D” për të vjedhur 100% gjithkund. Jeni unikë në llojin tuaj për babëzinë. Jeni të vetmit që vidhni cdo gjë që u del përpara. Kërkesa procedurale është që duhet të krehim nga këtu me cdo kusht, jeni hajdutë”, shprehet Noka.


Shtuar 18.04.2024 11:25