Flakët përfshijnë pallatin, shpëton mrekullisht e moshuara

Një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Flaket dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ka qenë një e moshuar, e cila është nxjerr pa marre lëndime.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë normalizuar situatën.


Shtuar 23.03.2021 09:23

Tags: ,