Rikthimi i mundshëm i Ronaldos te Reali, kështu do të dukej formacioni i “galaktikëve”

Real Madridi është duke konsideruar rikthimin e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo në ekip, duke përfituar nga situata jo e mirë e “Zonjës së Vjetër”.

Portugezi ka fituar 15 trofe gjatë nëntë viteve në “Santiago Bernabeu” duke përfshirë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Por, si mund të jetë formacioni i Realit me Ronaldon?

Sipas “Sports Mole”, formacioni do jetë i njëjti ashtu siç është duke luajtur Real Madridi vetëm se në vend të Vinicius Juniorit do jetë portugezi.

Formacioni i mundshëm i Realit me Ronaldon:

Courtois; Varane, Ramos, Nacho, Carvajal, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Benzema, Ronaldo./Lajmi.net/

 


Shtuar 23.03.2021 09:23