Greqia po përballet me një tjetër vatër zjarri, kësaj radhe në ishullin e Korfuzit.
Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave, ndërsa flakët janë të dukshme në Sarandë.
Të lidhura
None found
Në zonë po drejtohen forca zjarrfikëse ndërsa situata vlerësohet e rrezikshme.
Pesë fshatrat që po evakuohen janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.
Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota.
