“Fitoj 300 mijë euro brenda ditës”, dalin përgjimet e shqiptarit me bosin e Cosa Nostra-s

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me arrestimin e Giuseppe Guttadauro, i cilësuar si bosi i Cosa Nostras dhe djalit të tij Mario Carlo Guttadauro në Itali. Ata akuzohen për lidhje me mafien e Palermos dhe trafikim të kokainës nga Amerika Latine.

Mediat italiane raportojnë se Giuseppe Guttadauro ndihmohej edhe nga një shqiptar emri i të cilit ka dalë së fundmi nga përgjimet.

Anti-mafia italiane ka regjistruar bisedat e vitit 2018, ku Guttadauro shpjegon planin e tij për mënyrën se do të realizohet trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut. Hetuesit kishin instaluar një trojan në celularin Iphone 6 të Guttadauro, duke përgjuar bisedat e tij.

Sipas hetimeve, në Romë “kumbari” takoi trafikantin shqiptar Besart Bersni Memetaj, të cilit, ish-kapoja e Palermos i ishte drejtuar për ta ndihmuar që të merrte një diplomë false në stomatologji për djalin e tij. Në dosjen e përgjimeve del shqiptari Mehmetaj, ka treguar se i përket një familjeje të fuqishme të krimit të organizuar.

Trafikanti shqiptar shprehej po ashtu se ishte në gjendje të trafikonte ngarkesa prej dhjetëra kg drogë në të njëjtën kohë dhe mund t’i shiste ato brenda ditës, duke fituar 300 mijë euro.

Guttadauro ishte rikthyer tek mafia e Palermos ku së bashku me klanet Bagheria dhe Roccella po krijonte një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe shqiptari Mehmetaj ishte ai që do të bënte transportin dhe furnizimin me drogë. Grupi i drejtuar nga Guttadauro kishte dërguar në Brazil përmes një stjuardese rreth 300 mijë euro sapo dërgesa e drogës që vinte nga Amerika e Jugut të mbërrinte në Holandë.

Kujtojmë se kjo veprimtaria kriminale u zbulua nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Francesco Collettim./abcnews.al/


Shtuar 18.02.2022 20:39