Fitoi “Topin e Artë” për të herë të 8, Messi nuk harron Maradonën: Sot është ditëlindja e tij, ndaj çmimin me të

Fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të Topit të Artë të zhvilluar në Paris ishte Lionel Messi.

Ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun më prestigjioz në aspektin personal, Topin e Artë duke lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë).

Në mesazhin e tij, nuk ka lënë pa përmendur Diego Maratonën, i cili sot nëse do të ishte gjallë, do të festonte ditëlindjen e tij të 63-të.

“Dua të përmend Diegon. Sot është ditëlindja e tij dhe nuk besoj se ka ndonjë vend më të mirë për t’i thënë gëzuar ditëlindjen, rrethuar me lojëtarë, trajnerë, njerëz që e duan sportin, siç e pëlqente ai. Kështu që, kudo ku të jesh, gëzuar ditëlindjen Diego. Këtë çmim e ndaj me ty dhe të gjithë ju”, tha Messi.

 

Gjithashtu Messi tha se nuk e dinte dhe përsa gjatë do lunte, por shtoi se e di që fundi po afron.

“Nuk e di edhe për sa kohë do të luaj, por kam në plan ta shijoj. Nuk mund të vendos një numër pasi gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt nga dita në ditë në futboll. Por e di që ajo ditë po vjen gjithnjë e më afër”.

Ylli argjentias ka theksuar se ky do të jetë Topi i Artë i fundit që merr.

“Të ishe kampion bote ishte fantastike. Por e vërteta është se kurrë nuk jam mësuar të marr çmime dhe të jem në skenë kështu. Ngadalë jam mësuar pak më shumë që kur e fitova për herë të parë në vitin 2009. Mendoj se sot është hera e fundit që do ta fitoj, kështu që ndihem më i qetë dhe do ta shijoj në një mënyrë tjetër. Jam krenar për karrierën që kam pasur. Kam shijuar futbollin gjatë gjithë jetës sime dhe së shpejti do ta shijoj nga ana tjetër”.


Shtuar 30.10.2023 22:55