Fitoi lotarinë, gruan e ndjekin gjithë të këqijat! E godet burri 7 herë me thikë (FOTO LAJM)

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një burrë, ka qëlluar 7 herë me thikë partneren e tij.

Ai ka tentuar që ta vrasë, pasi kjo e fundit fitoi lotarinë me vlerë 5.5 milionë paund.

Stephen Gibbs, 45 vjeç, goditi Emma Broën shtatë herë me thikë në fytyrë në shtëpinë e tyre në Barry, South Ëales, kur ajo u përpoq t’i jepte fund lidhjes së tyre.

Marrëdhënia e çiftit ishte përkeqësuar pasi ajo fitoi shumën miliona paund në vitin 2017.

Mësohet se burri i ka thyer krahun dhe hundën zonjës, duke e lënë të shtrirë në një pellg, por që gruaja ka arritur të shpëtojë.

Si pasojë e torturës nga partneri në njërin sy ajo ka humbur shikimin, ndërkohë që burri është arrestuar dhe dënuar me 18 vite burg.

Ai ishte dënuar më parë me gjashtë vite burg për goditjen me thikë ndaj djalit 6-vjeçar të ish-partneres./albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 16:55