Policia ka zbarkuar në banesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës. Mësohet se, ditët e fundit Llalla ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë me destinacion fillestar Turqinë dhe nuk dihet nëse ende ndodhet jashtë apo është në Shqipëri.
Tashmë efektivët ndodhen në ambientet e brendshme të banesës së Llallës, por nëse ai nuk ndodhet aty, policia do të vijojë me procedurat strandarte për kontrolle në territore të tjera, si spitale publike dhe private në vend.
Në rast se nuk gjendet për një afat të caktuar, ai do të shpallet në kërkim nga Interpol si person i arratisur.
Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike./albeu.com