Financimi me 500 mijë $ nga Rusia i PD-së, Gjekmarkaj: Fjala e Amerikës vlen njësoj si për Berishën ashtu edhe për Bashën

Pasi ditën e sotme Zëri i Amerikës dha lajmin se fushata e vitit 2017 e Lulzim Bashës është financuar me para ruse, rreth 500 mijë dollar, ka ardhur reagimi i deputetit Agron Gjekmarkaj.

Përmes një reagimi në Twitter, Gjekmarkaj theksoi pa shumë komente se fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë.

“Fjala e Amerikes vlen njesoj për të gjithë”, shkruan Gjekmarkaj./albeu.com/