Fillon numërimi i votave në Mitrovicë, njihuni me rezultatet e para (FOTO LAJM)

Pas mbylljes së procesit të votimit ka nisur dhe numërimi i votave në Mitrovicë.

Me hapjen e kutive të para nga 6.38 për qind të votave në Mitrovicë të Jugut, kandidati i PDK-së për kryetar, Bedri Hamza prin me 52.83 për qind të tyre. Ndërkaq, pasues i tij është kandidati i VV-së, Agim Bahtiri ka marrë 36.62 për qind, i ndjekur nga Armend Agolli me 10.55 për qind të votave.

Ndërsa në Mitrovicën e Veriut kryeson kandidati i SL me 99.23 % të votave ndërsa kandidati i Partisë IQM ka marrë deri më tani 0.77 % të votave.


Shtuar 17.10.2021 20:22