Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë takimit me shoqatat sindikale të punonjësve shëndetësor, në të cilin është nënshkruar marrëveshje kolektive, sipas së cilës vitin që vjen do të realizohet rritje e pagave për 5% për të gjithë të punësuarit në shëndetësi.
Për këtë qëllim për vitin 2022 janë ndarë gjithsej 600 milionë denarë.
Minsitri Filipçe tha se në 4 vitet e fundit kjo Qeveri ka rikthyer dinjitetin e mjekëve dhe personelit mjekësor.
“Kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40%, të infermierëve nga 20% në 23%, të mjekëve të përgjithshëm me 25%, dhe të bashkëpunëtorëve shëndetësorë me 15%. Pagat e mjekëve specialistë janë dyfishuar diku. Korrigjuam koeficientin e detyrës.
Bashkëpunëtorëve të rinj u siguruam sigurim shëndetësor, turne të paguara dhe kompensim mujor në shumën e pagës bazë të mjekut të përgjithshëm. Qytetarët meritojnë kujdesin më të mirë mjekësor, kurse punëtorët shëndetësorë meritojnë kushte të denjë për kryerjen e veprimtarisë së tyre”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.