Gjatë muajit prill dhe maj pritet të arrijnë dozat më të mëdha të vaksinave anti-Covid dhe atëherë pritet që vaksinimi të realizohet pa ndërprerje.
Kështu vlerësoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ClickPlus.
“Procesi shkon sipas strategjisë nacionale për vaksinim dhe ato janë të dimensionuar sipas organizatave botërore, kurse dinamika është bërë në bazë të asaj që disponojmë tani. Në prill dhe maj do të sigurojmë sasinë më të madhe të vaksinave, dhe atëherë kur do të fillojë vaksinimi, nuk do të ndërpritet”, tha Filipçe.