Fiksohet keq pas 17-vjeçares, bie në pranga 34-vjeçari në Gjirokastër për ngacmim seksual

Një shtetas në Gjirokastër është vënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë 17 vjeçare. Në pranga ka rënë shtetasi E.G., i cili është shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë policia ka referuar materialet e nevojshme dhe po bën verifikimet e mëtejshme për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjece.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual “. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 19.11.2021 11:29