“Fieri s’është Elbasan!” Beteja për kryebashkiakët, mesazh “guerrils” për Ballën (FOTO)

Beteja për bashkitë e vendit ka filluar mes partive politike kur duhen rreth dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mirëpo, veçse me njëra-tjetrën, forcat politike duket se kanë një betejë dhe brenda vetes dhe disa mbështetës e kanë shprehur hapur mospëlqimin e tyre për një personazh të caktuar.

Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Në Fier kanë pasur një mesazh të qartë për deputetin dhe e kanë shkruar me bojë në muret e selisë rozë në këtë qytet.

“T.Balla thikë pas shpine PS, Fieri nuk është Elbasan”, shkruhet në një nga mesazhet në muret e godinës së selisë socialiste.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Balla u “zhvendos” nga Elbasani dhe u emërua drejtues politik i qarkut në Fier. /albeu.com