Po punonin tokën me bel, shpërthen granata e vjetër në Prrenjas, plagosen 3 persona

Tre persona janë plagosur në Prrenjas, si paosje e shperthimit të një granate të vjetër.

Uniformat blu bëjnë me dije se një burrë dhe dy gra ishin duke punuar tokën me bel, në momentin kur ka shpërthyer aksidentalisht një granatë e vjetër.

Të lënduarit janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Në fshatin Kakavec, bashkia Përrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/albeu.com/


Shtuar 19.03.2023 13:24