Policia e Fierit, ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi ky shtetas plagosi me thikë një 33-vjeçar.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Levan, për motive të dobëta.
Arrestimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda.
I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës.