Fiço: Bie numri i shtrimeve në spital

Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë për media ka bërë përditësimin e situatës së derimëtanishme përsa i përket pandemisë.

Nga ISHP, Albana Fiço bëri me dije se incidenca gjatë dy javëve të fundit ka pësuar rënie.

Ne monitorjmë në mënyrë të vazhdueshme situatën në vend. Indenca 2 javore e fundit ka një zbritje nga në 268 nga mbi 400. Numri total i rasteve aktive ka pësuar ulje në 33.134. Mbete raporti meshkuj femra meshkuj 48% – 52%. Numri mesatar i të shtruarve në spital në 394 nga 466. Edhe pse ne kemi vazhduar me vaksinimin, indikatorët nuk janë ulur në mënyrë të atillë që të konsiderojmë masa të një karakteri tjetër. E thënë kjo lloj gjëjë, unë vazhdoj të apeloj te qytetarët që të vendosin maskat në ambiente publike, distancimi, higjenizimi. Nëse ka nevojë për ndihmë mjekësore, t’i drejtohen numrit të urgjencës.


Shtuar 24.03.2021 15:18