Fevziu përplaset live me Ramën: Humbja e PD? Thuaj faleminderit Ilir Metës! (VIDEO)

Ka nisur me tone të nxehta emisioni “Opinion” ku që në nisje të emisionit, Rama ka ngritur zërin kur është pyetur nëse ka pasur shit-blerje votash.

Debati në studio:

Blendi Fevziu: Ju duhet të falenderoni Ilir Metën 100 herë se po të ishte bashkuar LSI-ja me PD-në ju do të ishin në Opozitë sot.

Edi Rama: Nuk mendoj kështu sepse ne jemi shumë më shumë se PD e LSI bashkë.

Blendi Fevziu: Jo sepse ta kanë humbur shumë vota për faktin që nuk u bashkuan…

Edi Rama: Jo pra jo, ne kemi humbur vota dhe nga votat e pavlefshme dhe kështu që nuk ka mundësi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.04.2021 21:26