Policia e Vlorës, ka arrestuar një 14-vjeçar për armëmbajtje pa leje. I mituri kishte fshehur në afërsi të banesës një pistoletë dhe 130 fishekë.
Babai i të miturit tregon për mediat se e ka denoncuar ai ngjarjen në polici, duke marrë shkak nga një video që i biri i kishte treguar.
Babai thotë se në fillim nuk e kutpoi nëse pistoleta ishte lodër apo e vërtetë dhe u shqetësua, prandaj shkoi në polici dhe denoncoi ngjarjen.
Ai shton se pistoletën, djali i tij e kishte gjetur në një banesë të pabanuar dhe pasi kishte bërë video me shokët për në Tik Tok e kishte fshehur armën sërish.
Babai i të miturit: Ka qarkulluar informacioni se djali im ka qarkulluar në shkollë me një pistoletë, është lajm i rremë. Informacionin policisë ia kama dhënë unë duke marrë shkas nga një video që më tregoi djali im. Kishte bërë disa foto dhe një video me disa shokë dhe u shqetësova.
Qarkullonte një lojë në TikTok, marrin një shok e hedhin dhe e presin, është lojë e rrezikshme. Isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe. E ngrita si shqetësim, pashë një video që më tregoi djali u thashë dhe nuk isha i sigurt apo ishte pistoletë lodër, këtë informacion ua kam dhënë unë.
U takuam me punonjësit e policisë në shkollë dhe erdhëm në polici me telefonin e djalit, pamë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin.
Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trekatësh, këtu afër shkollës. Jo afër shtëpisë sime, kanë qenë disa shokë që e kanë gjetur, e kanë marrë dhe kanë shkuar në mal, anë bërë video për tiktok, dhe më vonë e kanë fshehur.
Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera.
Djali s’ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trekatësh afër shkollës. Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin.
Çfarë tha policia
Rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat i kishte fshehur ky 14-vjeçar.
Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.