Festivali 63 i Këngës në RTSH/ Kush do na përfaqësojë në Eurovizion? Njihuni me 15 këngët finaliste

Mbrëmjen e djeshme, juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, që do të mbahet sonte në Pallatin e Kongreseve.

Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe emocione, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare.

Në natën finale, kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.

Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:

Jet- Gjallë

Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht

Vesa Smolica – Lutem

Stine – E kishim nis

Djemë e detit – Larg

Nita Latifi – Zemrës

Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty

Orgesa Zaimi – I parë

Ardit Çuni – Amane

Algert Sala – Bsoh

Shkodra Elektronike – Zjerm

Lorenc Hasrama – Frymë

Elvana Gjata – Karnaval

Mal – Antihero

Alis – Mjegull