Fermerët e Myzeqesë dhe Lushnjës sërish në protestë, 6 kërkesat e tyre

Fermerët e Myzeqesë dhe të Lushnjës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, ndërsa asnjë reagim nuk kanë marrë nga Ministria e Bujqësisë për kërkesat e ty.

Ata gjithashtu po protestojnë për vënien në hetim të fermerëve të Lushnjës disa ditë më parë për tubim të paligjshëm.

Kërkesat e fermerëve:

Kerkesa Nr.1.

Të subvencionohet direct fermeri për njësi të prodhimit me 10 lekë për kilogram.

Kerkesa Nr.2.

Të stimulohen eksportuesit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sipas modeleve të rajonit me 3 lek për kilogram.

Kerkesa Nr.3.

Të barazohet shkalla e TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë. Të garantohet tatim i ligjshëm të drejtë dhe të ndershëm për operatorët e sektorit.

Kerkesa Nr.4.

Të tërhiqet tatimi me 10% TVSH i inputeve bujqësore. Nuk është koha e duhur për kete tatim shtesë sepse kosto e imputeve bujqësore është rritur

me 50-100% për shkak te krizes globale të energjisë.

Kerkesa Nr.5.

Orientim i fermerëve nga ministria e Bujqësisë me laboratorë të akredituar për analiza të tokës dhe produkteve bujqësore.

Kerkesa Nr.6.

Angazhimi në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 11:25