Fenomeni Messi në Argjentinë, fëmijëve po u vendosin emrin Lionel ose Lionela

Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ka qenë një fenomen për vendin. Megjithatë, buja e vërtetë për Botërorin është reflektuar në një tjetër fakt.
Sipas Regjistrit Civil të provincës Santa Fe, një në 70 foshnja të lindura në dhjetor 2022 u regjistruan me emrat Lionel ose Lionela, si kapiteni Albiceleste, Lionel Messi.
Kjo barazohet me një rritje prej 700 për qind në zgjedhjen e këtyre emrave për të sapolindurit, me vetëm gjashtë fëmijë në muaj që e kanë këtë emër deri në shtator.
Ky numër u rrit në 49 në vetëm 30 ditë. Për më tepër, Drejtori i Gjendjes Civile të Santa Fe, Mariano Galvez, tha për programin radiofonik Santa Fe LT9 se javët e fundit ka pasur foshnja të regjistruara me emra të tjerë të anëtarëve të ekipit kombëtar, si Julian ose Emiliano, por, shtoi ai, emri më i kërkuar është Lionel.


Shtuar 7.01.2023 19:10