“Fëmija juaj na zgjon djalin nga gjumi me zhurma”, zbardhet dinamika sherrit mes komshinjve që çoi në plagosjen me armë në Tiranë

Zbardhet plagosja e djeshme e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu.

Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit e cila është përfshirë në një debat me Shehun.

Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Shehu shkaktonte zhurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë.

Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar.

Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar, ku autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun. Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë.

Ai ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.


Shtuar 28.10.2022 11:02